Kosova
Kosovë: 17 profesorë bojkotojnë mësimin, që 7 muaj pa paga
Nxënësit e Gjimnazit të specializuar Matematikor në Prishtinë rrezikojnë të humbasin vitin, pasi 17 profesorë të kësaj shkolle që paguhen nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) nga e hëna e kanë bojkotuar punën.
Kjo pasi qe nga shtatori i vitit të kaluar ata nuk kanë marrë paga. Profesorët, të cilët e kanë bojkotuar mësimin, janë të drejtimit matematikor dhe të informatikës. Nga mungesa e tyre preken gjithsej 124 nxënës të kësaj shkolle që synohej të jetë elitare.
Profesorët thonë se për mospagesën e tyre kanë kërkuar disa herë sqarime nga Ministria e Arsimit, mirëpo nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
E drejtori i këtij gjimnazi, Shemsi Berisha, ka deklaruar për “Kohën Ditore” se nëse nuk gjendet një zgjidhje e shpejtë, nxënësit do ta humbasin vitin.
“Që nga kjo javë ata nuk kanë ardhur në shkollë dhe nuk na kanë lajmëruar fare për arsyet. E di që kanë probleme me pagesë, mirëpo nuk mund të lejojmë të na dëmtohen nxënësit. Ata është dashur fillimisht të na lajmërojnë neve, sepse nxënësit kanë humbur shumë mësim gjatë grevës, pastaj profesorët e kanë pasur disa javë një ekskursion jashtë vendit dhe nëse edhe tash humbet mësim, nxënësit e humbin vitin”, ka theksuar Berisha, përcjell albinfo.ch.
Ai ka bërë të ditur se të enjten do ta mbajnë një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit drejtues të shkollës, ku do të diskutohet për bojkotimin e mësimit nga ana e profesorëve të këtij gjimnazi.
Profesori Ramadan Limani, i cili është i angazhuar në këtë gjimnaz, i ka thënë gazetës se të gjithë profesorët në mënyrë unanime kanë marrë vendim që të mos shkojnë në punë, pasi që 7 muaj kanë mbetur pa paga. Ai ka bërë të ditur se nuk do ta vazhdojnë punën derisa t’i paguajë MASHT-i.
“Ne kemi bërë disa shkresa për Ministrinë e Arsimit, mirëpo nuk ka pasur deri tash reflektim andaj arsyeja pse nuk jemi duke shkuar në shkollë është mospagesa jonë. Ne nuk do të mund të vazhdojmë përderisa nuk gjendet një zgjidhje, e di që dëmtohen nxënësit, mirëpo nuk është faji ynë, por i MASHT-it”, ka thënë shkurt profesor Limani.
Nga ana tjetër, këshilltari për media në MASHT, Valmir Gashi, është shprehur se ka pasur një problem tek miratimi i buxhetit, mirëpo janë në proces e sipër të pagesave të këtyre profesorëve.
Gjimnazi i specializuar Matematikorë është shkollë 3-vjeçare që është themeluar në vitin 2014 nga Ministria e Arsimit. Gjysma e stafit të kësaj shkolle janë profesorë universitarë, kurse gjysma tjetër janë staf i shkollave të mesme që i ka angazhuar Komuna e Prishtinës. Që nga themelimi, stafi mësimdhënës në këtë shkollë ka pasur probleme, pasi nuk janë paguar me rregull.
Në vitin 2014 ishte nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi mes të MASHT, UP-së dhe Komunës së Prishtinës, ku secili institucion i ka pasur përgjegjësitë e veta.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%













