Kosova

Kosovë: Bie numri i infektimeve

Derisa numri i vdekjeve ende mbetet i lartë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit, 23 persona kanë ndërruar jetë nga Covid-19, raporton Albinfo.ch.

“Nga 8.270 testime, 424 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.
Sot janë shëruar 1.324 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 136.582. Në total numri i rasteve aktive është 17.625. Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.214 doza të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në raport.