Koronavirusi: çast pas çasti
Kosovë: Edhe 20 raste të reja me koronavirus
Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar 129 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive.
Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, njëzet (20) prej tyre kanë rezultuar pozitivë, njofton Klan Kosova.
Veç tyre sot ka rezultuar i shëruar edhe (1) pacient, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri sot është njëzet e katër (24).
Njoftimi i plotë i IKSHPK-së
NJËZET RASTE ME COVID-19!
Sot më 06.04.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 129 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, njëzet (20) prej tyre kanë rezultuar pozitive.
Sot më 06.04.2020, është i shëruar edhe (1) pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri me sot është njëzet e katër (24).
Rastet pozitive janë raste kontakti, pesëmbëdhjetë (15) prej të cilave janë me vendbanim në Banjë -Malishevë, dy (2 ) me vendbanim në Malishevë, një (1) me vendbanim në Bllace-Suharekë, një (1) me vendbanim në Drenas dhe një (1) me vendbanim në Prishtinë.
Nga data 08.02.2020 deri me 06.04.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.093 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 165 raste me 3 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyr të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 3.304 kontakte të rasteve.
Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 6 prill 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 1.315.776 raste të COVID-19 dhe 72.711 raste të vdekjes. Numri më madh i rasteve raportohet nga SHBA (350.013), Spanjë (135.032), Italia (132.547), Gjermani (101.178), Francë (92.839), Kina (81.708), Irani (60.500), Mbretëri të Bashkuar (51.608), Turqi (30.217), Zvicër (21.652), Belgjikë (20.814), Holandë (18.803), Austria (12.267), Serbi (2.200), Greqi (1.755), Kroaci (1.222), Slloveni (1.021), Maqedoni e veriut (570), Shqipëri (377) dhe Mali i Zi (233).
Deri me 6 prill 2020, nga vendet e BE/AEE dhe Mbretëri të Bashkuar janë raportuar këto raste të vdekjes: Itali (16.523), Spanjë (13.169), Francë (8.078), Mbretëri të Bashkuar (5.373), Holandë (1.867), Belgjikë (1.632), Gjermani (1.612), Zvicër (762), Turqi (649), Austri (220), Danimarkë (187), Poloni (107), Greqi (79), Serbi (58), Luksemburg (41), Hungari (38), Slloveni (30), Bullgari (22), Shqipëri (21), Maqedoni e veriut (21), Kroaci (16) dhe Mali i Zi (2).
QËNDRONI NË SHTËPI, KJO JUA SHPËTON JETËN!
MBANI DISTANCË SOCIALE PËR 2 METRA!
NA NDIHMONI PAK QË T’ JU NDIHMOJMË SHUMË!
Ju faleminderit për mirëkuptim!
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) nuk do të vendosin ndalim të përgjithshëm për konsumimin e alkoolit në... -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg














