Kosova
Kosovë: Kanë mbetur edhe 7 ditë për regjistrimin e popullsisë
ASK: Është obligim ligjor, nëse nuk jeni kontaktuar nga regjistruesit, thirrni në këta numra
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka rikujtuar qytetarët e Kosovës se kanë mbetur edhe vetëm shtatë ditë për regjistrimin e popullsisë, ndërsa thekson se regjistrimi, përveç që është obligim qytetar, është edhe obligim ligjor, përcjell albinfo.ch.
Në njoftimin për media theksohet se regjistrimi do të jetë deri më 17 maj, ndërkaq ASK njofton gjatë ditëve në vazhdim, regjistruesi duhet t’ju kontaktojë për ta zhvilluar intervistën për regjistrim tek ata të cilët ende nuk e kanë kryer.
“Nëse nuk jeni kontaktuar deri më tani (nuk keni informatë se kush është regjistruesi/ja në zonën tuaj) luteni të kontaktoni komunën tuaj ose ASK-në”, thuhet në njoftim.
Në secilën komunë është ndarë një numër telefoni për kontakt tek: Regjistrimi i Popullsisë (ReKos) 2024 – Komunikimi me qytetarë, në linkun https://ask.rks-gov.net/ReKos/Announcements.
ASK-ja u ka sugjeruar komunave që numrin kontaktues ta bëjnë publik për qytetarë.
Në rast se nuk merr ndonjë përgjigje nga komuna (pas disa tentimeve), qytetarët mund të kontaktojnë Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK) në: Email: [email protected]
Tel: (+383) 038 200 31 129
Tel: (+383) 046 500 156 (REKOS2024)
Tel: (+383) 046 500 151 (REKOS2024)
ASK-ja u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të regjistrohen deri më 17 maj 2024.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile Në Aargau, gratë dhe të huajt duhet të marrin pjesë në një aktivitet informues. Tani rezulton... -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën













