Kosova
Kosovë: Kryetarit të Federatës së Futbollit i kërkohet dorëheqje

Komisioni Vlerësues për Licencim të Federatave Sportive i Ministrisë së Sportit i ka kërkuar Agim Ademit të japë dorëheqje të menjëhershme ose të shkarkohet nga posti i kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, për shkak se është duke u gjykuar për vepër penale.
Ademi është duke u rigjykuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë i akuzuar për veprën penale detyrim në bashkëkryerje dhe ushtrim të ndikimit në bashkëkryerje.
Komisioni i Ministrisë së Sportit ka refuzuar deri tani t’ia japë licencën FFK-së për shkak se ajo nuk i plotëson disa kushte të rëndësishme, ndër to është edhe çështja e kryetarit, transmeton nacionale përcjell albinfo.ch.
Ademi është në rigjykim që prej vitit 2019, pothuajse tërë mandatin e parë dhe tani dhe një vit brenda mandatit të dytë. Kodi Disiplinor i FIFA-s, neni 71, e ndalon një gjë të tillë.
“Komisioni Vlerësues për Licencim të Federatave Sportive kërkon që Agim Ademi me efekt të menjëhershëm dhe përmes shkresës zyrtare ta pezullojë veprimtarinë e tij në cilësinë e Kryetarit të FFK-së deri në përfundim të procedurës gjyqësore”, thuhet në letrën e Komisionit Vlerësues dërguar Ademit
E-Diaspora
-
Në Zvicër do të ketë vetëm një Rrjet dhe të bashkuar të bizneseve shqiptare Më 29 maj, është arritur marrëveshja që në Zvicër te ketë vetëm një Rrjet dhe të...
-
Autorja shqiptare Jetlira Avdiaj pas promovimit të librit të saj i dhuron ato për bibliotekën në Cyrih
-
Donis Avdijaj po shkëlqen në Bundesligën austriake
-
Pse qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë nuk lejohen të blejnë armë në Zvicër?
-
Studentët shqiptarë, “diplomacia qytetare” e Kosovës në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Në Zvicër do të ketë vetëm një Rrjet dhe të bashkuar të bizneseve shqiptare Më 29 maj, është arritur marrëveshja që në Zvicër te ketë vetëm një Rrjet dhe të...
-
Vazhdon rritja e vendeve të punës në Zvicër
-
Gjysma e popullsisë zvicerane nuk ka gjasa të udhëtojë jashtë vendit këtë verë
-
Burrat dhe gratë zvicerane lëvizin në polet e kundërta politike
-
Mushkonja tigër përhapet në kantonin Vaud