Kosova
Kosovë, mbi 81 mijë persona nën 20 vjeç janë vaksinuar
Deri tani, janë bërë më shumë se një muaj kur në Kosovë ka filluar vaksinimi i grupmoshës 12-15 vjeç, kundër COVID-19. Nga kjo moshë mund të vaksinohet vetëm ata fëmijë që kanë imunitet të dobët apo probleme shëndetësore.
“Në Kosovë vaksinohen fëmijët e moshës 12-15 vjeç, me indikacione mjekësore, pra ata që kanë imunitet të komprometuar, apo probleme te ndryshme shëndetësore, ky grupacion vaksinohet me vaksinën e Pfizer dhe pas konsultimeve të prindërve me mjekët përkatës”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.
Nga MSH-ja kanë njoftuar se deri më tani janë vaksinuar gjithsej 81 mijë e 781 fëmijë. “Sipas të dhënave të fundit, grupacioni prej moshës 0 deri 20 vjeç numëron 81 mijë e 781 të vaksinuar”, thuhet më tej në përgjigje. Në Kosovë ditëve të fundit ka rënë numri i rasteve të reja dhe viktimave të prekur nga COVID-19.Në 24 orët e fundit kanë vdekur katër persona dhe janë konfirmuar 84 raste të reja me koronavirus.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Nisma për transport publik falas në Zvicër Një iniciativë popullore synon zgjerimin e transportit lokal dhe heqjen e tarifave për udhëtarët... -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës -
Pushimet verore mund të shtrenjtojnë sërish karburantet në Zvicër -
Lumi Aare në Bern thyen rekordin e temperaturës për muajin qershor













