Kosova
Kosovë, mbyllen ambulanca për shkak të mungesës së mjekëve
Mungesa e mjekëve po e vështirëson çdo ditë shërbimin primar shëndetësor në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.
Numri i vogël i stafit shëndetësor, sipas drejtorit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Bujar Gashi, i ka detyruar ta mbyllin ambulancën në Sharban.
E arsye të dytë i konsideron edhe vizitat e pakta. Por, me t’u ardhur mundësia më e vogël për shtimin e numrit të mjekëve, ai thotë se do ta dërgojnë atje. Megjithatë, kjo sipas tij, nuk është e sigurt, shkruan klankosova, përcjell Albinfo.ch.
Doktor Gashi ka bërë të ditur se ambulanca e Sharbanit është e pesta që është mbyllur, ndërsa katër të tjerat janë mbyllur gjatë pandemisë Covid-19.
Por ndalja e funksionimit të ambulancës nuk është i vetmi problem i fshatit Sharban.
Për të gjitha këto ankesa banorët thonë se nuk po interesohet askush. Sipas tyre, të vetmen herë kur komunarët vijnë këtu është gjatë zgjedhjeve. Sipas banorëve, për shkak të kushteve jo të mira këtu, po detyrohen ta braktisin fshatin./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane Studiuesit kanë bërë që toka të dridhet në Zvicrën jugore, duke shkaktuar mijëra tërmete të vogla... -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën -
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit










