Kosova
Kosovë: Ngiste automjetin me 200 kilometra në orë, i merret patentëshoferi
Nuk janë të rralla rastet kur shoferët e tejkalojnë normën e lejuar të shpejtësisë. Madje, ka raste të tilla kur zhvillojnë shpejtësi edhe në mbi 200 kilometra në orë. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një zonë, ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h e ku është identifikuar shoferi duke drejtuar mjetin me 202 km/h.
Ai është dënuar me 300 € dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik në territorin e Republikës së Kosovës.
“Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm, të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, thuhet në komunikatën e policisë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Agon Ushaku, në krye të konferencës më të madhe në botë për animacion “Do të sigurohemi që FMX të mbetet konferenca kryesore në botë për gjeneratën e ardhshme të... -
“Innovation & Leadership Conference 2026”, platformë që lidh inovacionin, biznesin dhe lidershipin shqiptar në Zvicër -
Kandidatët e rinj nga diaspora për zgjedhjet e 7 qershorit -
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva monitoron një kontakt me hantavirus pa karantinë të detyrueshme Në kantonin e Gjenevës po monitorohet një person që ka qenë në të njëjtin avion me... -
Zvicër: Kufizimi i popullsisë do të ishte i kushtueshëm, sipas zyrës së migracionit -
Franca rrit presionin ndaj Zvicrës për punëtorët ndërkufitarë -
St. Gallen: Propozohet sistem i ri i unifikuar për subvencionimin e çerdheve -
Policia zvicerane zbulon zyrtarët me “superfuqi” për njohjen e fytyrave













