Lajme

Kosovë, nis java italiane e kulturës

“Kombi jonë është një rezultat i dëshirës së përbashkët për të jetuar së bashku dhe për të kuptuar gjuhën e tjetrit dhe kulturën e tjetrit”, tha ambasadorja zvicerane Marty Lang

Deri me datën 25 tetor, qytetarët e Kosovës mund të dëgjojnë muzikën e preferuar italiane që do të shfaqet në Kosovë në kuadër të javës italiane të kulturës që sivjet mbahet me moton: “Muzika flet italisht”. Përveç kulturës, këtë javë do të prezantohet edhe filma dhe do të ketë diskutime të ndryshme për kulturën dhe gjuhën italiane.

Ambasadorja e Zvicrës, Krystyna Marty Lang shtet ky në të cilën gjuha italiane është njëra ndër katër gjuhët zyrtare, tha se është e lumtur që është prezent në shënimin e kësaj jave, duke shtuar se shumëllojshmërie kulturave dhe e gjuhëve në shtetin e saj janë elementet bazike të identitetit të Zvicrës.

“Pluralizmi kulturor dhe gjuhësor janë elementet fundamentale të identiteti të Zvicrës. Ky pluralizëm, është një pikë e fortë por edhe një sfidë e vazhdueshme që kërkon vazhdimisht të bashkohen kompromisi dhe mirëkuptimi. Kombi jonë është një rezultat i dëshirës së përbashkët për të jetuar së bashku dhe me vullnetin për të kuptuar gjuhën e tjetrit dhe kulturën e tjetrit”, tha Lang, citon kosovapres.

Baki Jashari është drejtor i Filarmonisë së Kosovës u shpreh i befasuar nga festa që i ishte bërë.

Ai përveç që theksoi rëndësinë që ka lëvizja e artistëve jo vetëm në shtetin italian por edhe në vendet e Bashkimit Evropian, tha se është e rëndësishme ndërtimi i një salle koncertale në Kosovë, sallë kjo e cila me vite po kërkohet nga komuniteti i artistëve.

“Të shfrytëzojmë rastin të përcjellim tek ju me respekt edhe dëshirën e këtij komuniteti në Kosovës të kemi bashkëpunim me më intensiv. Pse jo edhe lëvizje më të lirë të studentëve, muzikantëve dhe grupeve të ndryshme muzikore të cilat natyrisht dëshirojnë të përformojnë edhe në Itali por edhe në vendet e tjera të Bashkimit Evropian”, tha Jashari.

Ndërsa, nikoqiri i takimit ambasadori italian në Kosovë, Andreas Ferrares pasi që foli për historinë e Italisë, tha se muzika me krijimin e shtetit italian janë shumë të ndërlidhura me njëra tjetrën. Sipas tij, muzika ka qenë forca që ka bashkuar shtetin italian.

“Shteti, historia dhe forca e bashkimit bëhet përmes muzikës, përmes anës emotive, pasi që muzika jep shumë emocione dhe muzika ia ka arritur të bashkoj shumë njerëz dhe ka qenë instrumenti më i mirë që është përdorur për të arritur këtë qëllim”, deklaroi ambasadori Ferrares.