Kosova

Kosovë: Një grua dhe djali i saj vdesin për një ditë nga Covid-19

Situata me Covid-19 në Kosovë vazhdon të jetë e përkeqësuar. Numër i lartë i viktimave po raportohen çdo ditë. Shumica e rasteve sipas mjekëve janë të pavaksinuar

Së fundmi u njoftua se vetëm gjatë 24 orëve të fundit një grua dhe djali i saj ndërruan jetë brenda pak minutash.

Sipas familjarëve të tyre, gruaja 61-vjeçare dhe i biri i saj 39- vjeçar, nga Potoqani i Poshtëm i Rahovecit, kanë vdekur për 20 minuta që të dy, përcjell Albinfo.ch.

Familjari i tyre ka thënë se e ëma ka qenë e konfirmuar pozitive me COVID-19, ndërsa djali i saj ka rezultuar negativ në testin e fundit, derisa kur ishte hospitalizuar kishte qenë pozitiv për COVID-19.

Ndërkohë që është bërë e ditur se asnjëri prej tyre s’ishin vaksinuar kundër Covid-19.