Kosova
Kosovë: Paralajmërohet rënie ‘e lehtë’ e çmimit të banesave
Në Kosovë pritet të ketë rënie të lehtë të çmimit të banesave. Kështu paralajmërojnë ndërtuesit, por edhe njohësit e ekonomisë.
Aktualisht çmimet e tyre janë shumë të larta dhe kjo i ka sjellë kompanitë e ndërtimit në një pozitë jo të mirë të shitjes. Çmimi mund të bie vetëm nëse do të ketë ulje të çmimeve të produkteve bazë të ndërtimtarisë në përgjithësi, thonë ekspertët e patundshmërive.
Sektori i ndërtimtarisë është sektori më i zhvilluar pas atij financiar në Kosovë, mirëpo dy vjetët e fundit ka pasur ngecje në shitje, për arsye të shtrenjtimit dhe krizave të njëpasnjëshme që i ka kapluar qytetarët e Kosovës.
Shpresat që të ulen çmimet e banesave janë në 6-mujorin e dytë të këtij viti, tha kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.
“Parashikimet janë shumë të mira për këtë vit sidomos për gjysmën e dytë e jo vetëm në Kosovë, por edhe në Evropë. Se nëse do të ketë rënie të inflacionit dhe stabilizim të çmimeve, besojmë se do të stabilizohen edhe çmimet e banesave. Ne brenda Odës Ekonomike kemi Shoqatën e Ndërtuesve dhe pas takimeve me ta, është një pritje nga qytetarët për rënie të çmimeve që më pastaj të blejnë. Ne mendojmë se kjo është e përkohshme. Shoqatat janë duke e përcjellë trendin ndërtues”, tha ai për Radio Kosovën.
Çmimet e mëdha të banesave kanë sjellë një ritëm të ngadalësuar të shitjes, thotë kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini. Ai tha se janë dëshmitarë se si disa kompani ndërtuese janë në gjendje të keqe financiare për shkak të këtij trendi.
E për ndërtuesin kosovar, Jahir Morina, çmimet e patundshmërive mund të bien nëse do të ketë liberalizim të tregut në Evropë dhe nëse do të ketë ulje të çmimeve të produkteve bazë të ndërtimtarisë në përgjithësi. Vetëm 20% mund të jetë një ulje, sipas tij, për arsye të rritjes së tokës.
Prishtina ka tri zona të shitjes. Në qendër çmimi për metër katror shkon nga 1 mijë e 500 deri në 2 mijë euro, pastaj zona e dytë, siç është Prishtina e re, Rruga B, Drogodan, etj. prej 1000 deri në 1 200 euro për metër katror dhe në zona të tjera më të thella, çmimi për metër katror shkon nga 800 deri në 1 mijë euro, ka bërë të ditur ndërtuesi Morina.
E-Diaspora
-
Prokuroria kërkon 18 vjet burgim për autorin e vrasjes së Shqiponja Isufit Shqiptari 49-vjeçar nga Maqedonia, me shtetësi zvicerane, akuzohet se ka vrarë gruan e tij në shtator...
-
Adem Dalipi vendos shallin me shqiponjë në diplomimin e tij në Amerikë
-
Rama takohet me emigrantët shqiptarë në Milano më 26 maj
-
Nesër është dita e fundit e regjistrimit të diasporës
-
Romë
Një kompani e drejtuar nga shqiptari, shpallet kompania më e suksesshme në Itali
Jeta në Zvicër
-
A mund të mbulohen së shpejti syzet dhe lentet e kontaktit nga sigurimi shëndetësor zviceran? Sistemi shëndetësor zviceran renditet ndër më të mirët në botë, por disa gjëra thelbësore, si syzet,...
-
Po bëhet presion që Eurovizioni të organizohet në Gjenevë
-
Kompania kosovare që mobiloi resorte botërore
-
Rruga Gotthard Pass mbetet e mbyllur gjatë “Pentecost”
-
Sulmi në Zofingen: Hetim penal ndaj 43-vjeçarit spanjoll