Kosova
Kosovë: Për 3 muaj u shuan 397 ndërmarrje
![](https://www.albinfo.ch/wp-content/uploads/2016/07/dryri-587x361.jpg)
Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, krahasuar me tremujorin paraprak (TM3 2023) ka rënie për (-1,08%) të ndërmarrjeve të regjistruara.
Ndërsa, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM4 2022) ka rritje për 7,01% të ndërmarrjeve të regjistruara. Sa u përket ndërmarrjeve të shuara, në TM4 2023 ishin 397 ndërmarrje ose një rritje prej 5,6%, krahasuar me tremujorin paraprak (TM3 2023).
Ndërsa, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM3 2022) kishte rënie prej (-13,1%) të ndërmarrjeve të shuara. Sipas ASK-së, aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin:
Tregtia me shumicë dhe pakicë, riparimi i mjeteve motorike, motoçikletave me 718 ndërmarrje të regjistruara (25,5%); Aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 306 ndërmarrje të regjistruara (10,8%); Ndërtimtaria me 283 ndërmarrje të regjistruara (10,0%); Prodhimi me 253 ndërmarrje të regjistruara (9,0%), etj.
Në kategorinë me 1 deri në 4 të punësuar janë gjithsej 2 735 ndërmarrje të regjistruara (97,0%); me 5 deri 9 të punësuar janë 52 sosh (1,8%); 10 deri në 19 të punësuar 26 ndërmarrje të regjistruara (0,9%); 20 deri 249 të punësuar me 8 ndërmarrje të regjistruara (0,3%). Ndërsa, në kategorinë me 250 e më shumë të punësuar nuk ka ndërmarrje të reja në këtë tremujor.
Bazuar në këto të dhënave sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave, ashtu si në çdo tremujor, mbizotëron komuna e Prishtinës me 942 ndërmarrje të regjistruara (33,4%); Ferizaj me 250 ndërmarrje të regjistruara (8,9%); Prizreni me 222 ndërmarrje të regjistruara (7,9%); Fushë-Kosova me 145 ndërmarrje të regjistruara (5,1%); Gjilani me 139 ndërmarrje të regjistruara (4,9%); Peja me 120 ndërmarrje të regjistruara (4,3%); dhe Gjakova me 113 ndërmarrje të regjistruara (4,0%).
Ndërsa, komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët janë duke pritur deri në 2 orë në pikën Dheu i Bardhë Fluks i mërgimtarëve drejt Kosovës ...
-
Mërgimtarja e denoncon burrin për dhunë, e sulmoi pasi vendosi të shkojë në pushime me fëmijë
-
Besmir Hoxha, profesionist në fushën e energjisë në SHBA
-
Vazhdojnë ardhjet e mërgimtarëve, pritje në Merdar
-
Pritje të gjata në disa pikëkalime kufitare Kosovë-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nis një fushatë ndërgjegjësimi për përdorimin e dronëve Në Zvicër, dhjetëra mijëra njerëz zotërojnë drone. Por përdorimi i këtyre pajisjeve të drejtuara kërkon të...
-
Pse dështuan iniciativat për uljen e kostove shëndetësore në Zvicër?
-
Rrezik zjarri në pyje në kantonin e Valais-it
-
7 kilometra kolona përpara Gotthard-it
-
Roche – kompania më e vlefshme zvicerane, mposht Nestlé-n