Kosova

Kosovë: Pesë të vdekur nga koronavirusi dhe 160 raste pozitive

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në total numri i rasteve aktive është 6.751.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 5 raste të vdekjes.

MSH njofton se sot janë shëruar 1.039 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 149.820.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.339 doza të vaksinës kundër COVID-19.