Lajme
Kosovë, rritet deficiti tregtar
Sipas raportit të ASK-së, deficiti tregtar këtë muaj është 179,3 milionë euro, ndërsa në muajin mars të vitit të kaluar ishte 172,1 milionë euro.
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar të martën ”Statistikat e Tregtisë së Jashtme” për muajin mars 2014, të cilat tregojnë për një deficit tregtar më të lart se sa në muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Eksporti, sipas ASK-së, mbulon importin vetëm 11.4 për qind.
Sipas raportit të ASK-së, deficiti tregtar këtë muaj është 179,3 milionë euro, ndërsa në muajin mars të vitit të kaluar ishte 172,1 milionë euro.
“Eksporti i mallrave në muajin mars 2014 kishte vlerën 23,1 milionë euro, ndërsa importi 202,4 milionë euro. Kjo tregon një rritje prej (0.1%) për eksport si dhe një rritje prej (3.7%) për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2013”, thuhet në raportin e ASK-së .
Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit: (43.9%) të eksportit e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (17.5%) produktet minerale, (6.8%) ushqimet e përgatitura pijet dhe duhani, (5.8%) tekstil dhe artikuj tekstili, (5.7%) plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre, (4.7%) produkte bimore.
Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesor për import: (15.8%) të importit e përbëjnë produktet minerale, (13.4%) ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, (10.3%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (10.2%) metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (9.7%) produkte të industrisë kimike, (6.5%) produkte bimore eyj.
Sipas ASK-së, partnerët kryesor tregtar, sa i përket eksportit dhe importit në Kosovë, në raport me marsin e vitit 2014 janë vendet e BE-së, të cilat marrin pjesë me 38.8% për eksport dhe 43.1% për import, ndërsa, vendet e CEFTA-së marrin pjesë me 47.0% për eksport dhe 28.2% për import.
Përqindja më e madhe e eksportit ishte në: Itali (21.2%), Serbia (14.4%), Shqipëri (13.8%), Maqedonia (12.4%), Indi (8.8%), Mali i Zi (5.2%).
Ndërsa, sipas të dhënave përqindja më e madhe e importit është nga: Serbia (14.8%), Gjermania (10.5%), Turqia (10.4), Italia (7.1%), Kina (6.3%), Greqia (5.9%), Maqedonia (5.7%) etj.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike













