Kosova

Kosovë: Sulmohet me kallashnikov autobusi, vritet një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në regjionin e Dukagjinit, pasi ka pasur gjuajte me kallashnikov në drejtim të autobusit që po shkonte në fshatin Gllogjan nga komuna e Deçanit.

Në këtë autobus si pasojë e të shtënave ka vdekur shoferi i automjetit, kurse ka edhe të plagosur.

Lidhur me këtë nga Policia kanë konfirmuar rastin për Paparacin dhe kanë thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.