Lajme
Kosovë: Tetë të vdekur, 118 të shëruar e 119 raste të reja me COVID-19
Në Kosovë kanë vdekur tetë persona nga COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 119 raste të reja me koronavirus
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 460 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 119 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 13.334 raste nga 50.683 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 516 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 118 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.473 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.345, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 25 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Prizren 9 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Podujevë 7 raste, komuna Gjakovë 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kaçanik, Shtime dhe Shtërpcë.
E-Diaspora
-
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026) Basil Schader la një trashëgimi të çmuar për arsimin shqip në diasporë dhe për ndërlidhjen kulturore... -
KQZ në fazën përfundimtare të numërimit, votat me postë pritet të numërohen edhe për disa ditë -
Zvicër
Hap dyert panairi më i madh i grave sipërmarrëse, nis “She Leads 2026” në Zvicër -
Përfundon numërimi i votave në përfaqësi diplomatike, VV-ja merr mbi 83 për qind -
Numërohen votat e diasporës, mbi 60 mijë pako postare janë vlerësuar nga KQZ
Jeta në Zvicër
-
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026) Basil Schader la një trashëgimi të çmuar për arsimin shqip në diasporë dhe për ndërlidhjen kulturore... -
Ky është formacioni i Zvicrës ndaj Katarit -
Sonte Zvicra luan ndeshjen e parë të Kupës së Botës 2026 -
Fermerët e Gjenevës kundër mbylljes së kufijve -
Ministrat e qeverisë zvicerane kaluan më shumë kohë në ajër në vitin 2025















