Lajme
Kosovë-Turqi, miqësorja e radhës
Fadil Vokrri tha se Turqia me 25 maj do të luaj ndeshje miqësore me Republikën e Irlandës, kurse me Kosovën do të luaj ndërmjet datës 20 ose 23 maj
Loja mbresëlënëse kundër Haitit ka shtyrë kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu që të kërkojnë një lojë tjetër miqësore të Kosovës me reprezentacionin e Turqisë. Dhe sipas të gjitha gjasave, ndeshja Kosovë-Turqi do të luhet me 21 maj në Mitrovicë.
Kështu ka deklaruar vetë Fadil Vokrri pas një takimi që ka zhvilluar në Stamboll me përzgjedhësin e Kombëtares turke, Fatih Terim.
Vokrri dhe Salihu po qëndrojnë në Turqi, për t’i koordinuar çështjet rreth miqësores së radhës me kryetarin e Federatës së Futbollit të Turqisë, Yildirim Demiroren si dhe me përzgjedhësin Terim.
“Terim është i gatshëm të luajë një ndeshje miqësore me përfaqësuesen e Kosovës”, ka deklaruar Vokrri nga Turqia nëpërmjet Telefonit. Ai tha se Turqia me 25 maj do të luaj ndeshje miqësore me Republikën e Irlandës, kurse me Kosovën do të luaj ndërmjet datës 20 ose 23 maj.
‘Këto detaje do t’i rregullojmë së shpejti”, ka theksuar Vokrri, dukse shpresuar se loja do të luhet më 21maj në Kosovë.
Përfaqësuesja e Turqisë ishte opsion edhe për ndeshjen miqësore të 5 marsit. Por, turqit në momentet e fundit aranzhuan përballjen me Suedinë. Prandaj, Kosova ndeshja e zhvilloi kundër Haitit, me 5 mars në Stadiumin Adem Jashari në Mitrovicë, e cila përfundoi me rezultat të barabartë 0:0.
Ndryshe në këtë takim me përfaqësuesit Kosovës dhe atyre të Turqisë e ka qenë edhe Ali Shen, ish presidentin e gjigantit turk, Fenerbahçe.
Ndryshe, Fadil Vokrri, legjenda e futbollit kosovar, por edhe i ish-Jugosllavisë, është shumë i njohur për sportdashësit turq. Ai gjatë sezonit1990-1992 luajti për ekipin Fenerbahçe të Stambollit, ndërsa për 43 ndeshje shënoi 13 gola, duke e bërë lojtari shumë i respektuar i kësaj skuadre.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern Kompania farmaceutike me seli zvicerane ka hapur qendrën e saj të re pranë stacionit hekurudhor në... -
Zvicra, ndër të parat në botë me teknologjinë e anijeve elektrike “fluturuese” -
Kolona në tunelin e Gotthardit arrin deri në 16 kilometra -
Qiramarrësit afatgjatë paguajnë deri në 90% më pak qira se qiramarrësit e rinj në Zvicër -
Revista kanadeze rendit qytetet më të mira të vogla në Zvicër për pensionistët e huaj











