Kosova
Kosovë: Vendoset sërish tavani për çmimet e naftës
Çmimet e karburanteve në Kosovë do të përcaktohen sërish me një “tavan” që ka vendosë Ministria e Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë.
Ditë më parë në Qeveri është miratuar Udhëzimi i ri Administrativ për rregullimin e çmimeve të naftës dhe vendosjen e marzhës së fitimit në tregtinë me karburante dhe derivateve të tjera.
Udhëzimi për rregullimin e çmimit të naftës dhe karburanteve është miratuar nga të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar.
Ky vendim tashmë ka hyrë në fuqi dhe nga dita e sotme derivatet do të shiten me çmimin e përcaktuar nga shteti.
“Marzha tregtare maksimale e lejuar e shtijës më shumicë është dy centë për litër. Çmimi maksimal i lejuar i shtijes më pakicë është 12 centë për një litër”, thuhet në vendim e publikuar.
Po ashtu është bërë me dije se subjektet për furnizim detyrohen që t’i vendosin çmimet dhe masat mbrojtëse.
Ministria ka treguar se ky vendim mbetet në fuqi për 30 ditë.
“Rregullimi i çmimeve dhe masat e nenit 1 të këtij vendimi mbeten në fuqi 30 ditë nga data e hyrjes në fuqi”.
E-Diaspora
-
Xhaka-Gjimshiti, dy shqiptarët në garë për trofeun e Europa League Liga e Evropës do të ketë fitues shqiptar....
-
Kam pak kohë që jetoj në Zvicër, si mund të aftësohem/shkollohem në Lausanne?
-
“Dardania” nga Winterthuri shkëlqen në festivalin “Hasi Jehon 2024”
-
Kaq mërgimtarë u regjistruan deri më 9 maj
-
Ambasada e Kosovës në Austri u bën thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen
Jeta në Zvicër
-
Kur do të hapen pishinat në Zvicër? Pranvera është këtu dhe po kështu është edhe moti i ngrohtë – të paktën tani për...
-
Kam pak kohë që jetoj në Zvicër, si mund të aftësohem/shkollohem në Lausanne?
-
Procedura 24 orëshe – 40 për qind më pak kërkesa për azil
-
Zvicër: Azilkërkuesit e mitur sulmojnë njëri-tjetrin me thika
-
Gjeneva do të votojë për ndalimin e simboleve të urrejtjes