Kosova
KQZ: Ekspertët zgjedhor nga BE-ja kanë arritur në Kosovë
Në mbledhjen e sotme, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka bërë të ditur se në Kosovë ka arritur ekipi i ekspertëve zgjedhor nga Bashkimi Evropian.
Po ashtu, Daka ka shtuar se ky ekip do të monitoroj procesin zgjedhor në Kosovë.
“Tashmë ka arritur një ekip i ekspertëve zgjedhor nga BE që do të jenë këtu dhe tashmë kanë filluar monitorimin e KQZ para zgjedhjeve, gjatë ditës së zgjedhjeve dhe pas procesit të zgjedhjeve”, ka thënë Daka.
Gjithashtu, Daka ka shtuar se Bashkimi Evropian për shkak të situatës me pandeminë nuk kanë mundur të dërgojnë mision sikurse herëve të tjera.
Ajo ritheksoi se grupi i ekspertëve që ka arritur do të hartojë edhe një raport në fund të procesit zgjedhor.
“Me sa e di në fund të marsit do ta kenë një raport lidhur me atë se çfarë ka ndodhur në këto zgjedhje”, tha Daka.
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
Temperatura deri në 45 gradë Celsius, janë të mundshme në Zvicër Kështu thotë meteorologu i njohur Jörg Kachelmann. Ndërsa studiuesit në ETH Zurich thonë se temperaturat deri... -
Shqipëria me rregulla të reja për kalimin për të miturit -
Rekorde temperaturash në Evropë, vala ekstreme e të nxehtit po zhvendoset drejt lindjes -
Qumështi për foshnja me gjurmë toksine vazhdon të shitet në Zvicër -
Zviceranët do të votojnë për ndalimin e fishekzjarrëve













