Kosova
KQZ-ja sot shqyrton zëvendësimin e deputetëve të Listës Serbe
Raportohet se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhje sot, ku do të diskutohet lidhur me shqyrtimin dhe miratimin e rekomandimit të presidentes të Kosovës, Vjosa Osmani, për të zëvendësuar deputetët e dorëhequr të Listës Serbe, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se në mesin e pikave është edhe njoftimi lidhur me dorëheqjet e zyrtarëve të lartë komunalë të zgjedhjeve në komunat veriore, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok.
Po ashtu do të shqyrtohet edhe miratimi i kërkesës për të zëvendësuar anëtarët e Kuvendit Komunal në Ferizaj, Malishevë e Junik. Mbledhja fillon nga ora 13:30.
Serbët nga veriu i Kosovës në fundjavë vendosën të tërhiqen nga institucionet e Kosovës. Deputetët e Listës Serbe i kanë deponuar dorëheqjet të hënën. Ndërsa janë dorëhequr edhe kryetarët e katër komunave veriore. Po ashtu janë larguar nga institucionet policët serbë në veri, gjyqtarë e prokurorë në veri, zjarrfikës dhe është raportuar për largimin e tre serbëve të veriut nga FSK-ja.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori














