Kuriozitete
Krijuesi i ChatGPT, me thirrje për rregulla për Intelegjencën Artificiale
Krijuesi i chatbot-it të avancuar të inteligjencës artificiale ChatGPT, u ka bërë thirrje ligjvënësve amerikanë që të rregullojnë inteligjencën artificiale.
Sam Altman, CEO i OpenAI, kompania që ka krijuar ChatGPT, dëshmoi të martën përpara një komiteti të Senatit rreth mundësive dhe grackave që mund të sjellë kjo teknologji.
Pas ChatGPT, për çështje muajsh disa modele të Inteligjencës Artificiale iu bashkuan tregut. Dhe, sopas Altman tashmë duhet krijuar një agjenci e re që të licencojë të gjitha kompanitë e Inteligjencës Artificiale, transmeton cnn, përcjell albinfo.ch.
ChatGPT dhe programe të ngjashme më të mund të gjenerojnë përgjigje të ngjashme me ato të njerëzve kur u bëhen pyetje. Por, me raste, këto përgjigje mund të jenë të pasakta.
Altman nuk ka ngurruar të adresojë pyetje etike që mund të ngrihen nga përdorimi i inteligjencës artificiale dhe ka kërkuar më shumë rregullim të tregut.
Ai u shpreh se Inteligjenca Artificiale mund të jetë po aq e rëndësishme sa shtypi i shkruar në fillesat e tij, por i pranoi rreziqet potenciale që mund të vinë me të.
Ai gjithashtu pranoi ndikimin që mund të ketë AI në ekonomi, duke përfshirë gjasat që teknologjia e AI mund të zëvendësojë disa vende pune, duke çuar në pushime nga puna në fusha të caktuara.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve












