Bota
Kriptovalutat shënojnë rritje rekorde
Analistët thonë se institucionet financiare kërkojnë të jenë pjesë e kësaj rritjeje, ndërkohë që organet rregullatore nuk po ashpërsohen shumë
Bitcoin është rritur drejt nivelit më të lartë të të gjitha kohërave në nisje të javës dhe kriptovalutat e tjera ndoqën me optimizëm, prej fluksit të investimeve, lajmeve pozitive dhe shqetësimeve mbi inflacionin.
Bitcoin u rrit me mbi 4% në 66,170 dollarë, duke iu afruar nivelit rekord të arritur më 20 tetor në mbi 67,000 dollarë, ndërsa Ethereum shënoi nivelin më të lartë të të gjitha kohëve prej 4,768 dollarë. Ethereum është rritur me rreth 59% që prej fillimit të nëntorit, ndërsa Bitcoin me 51% , ndërkohë që investitorët kanë ndjekur me optimizëm prezantimin e një fondi të listuar në bursë në SHBA që ndjek Bitcoin, shkruan SCAN, përcjell albinfo.ch.
Rënia e interesave në aktivet e borxhit, ndërkohë që tregtarët përballen me inflacion të lartë, ka shtuar tërheqjen e aktiveve të tjera, si ari dhe kriptovalutat, që nuk paguajnë kupon.
Analistët thonë se institucionet financiare kërkojnë të jenë pjesë e kësaj rritjeje, ndërkohë që organet rregullatore nuk po ashpërsohen shumë.
Në javët e fundit, banka më e madhe e Australisë bëri të ditur se do të ofrojë tregti në kriptovalutë për klientët retailë, ndërsa autoritetet në Singapor kanë qenë pozitiv ndaj kriptovalutës.
Humori pozitiv në tregjet e aksioneve është përhapur gjithashtu te kriptovalutat.
Javën e kaluar, kryebashkiaku i zgjedhur i Nju Jorkut, Eric Adams, tha se do të marrë 3 pagat e para në Bitcoin dhe bëri të ditur qëllimin e tij për të kthyer qytetin në “qendrën e industrisë së kriptovalutave”, duke ndjekur një premtim të ngjashëm nga kryebashkiaku i Majamit.
E-Diaspora
-
Rama njofton për programin e veçantë për emigrantët që duan të investojnë në Shqipëri Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi sot për një program të veçantë për të gjithë emigrantët...
-
400 mijë të regjistruar përmes platformës e-diaspora
-
Bizneset ekspozojnë produktet e tyre në “Panairi Lugina” në Zvicër
-
Arbëreshët, kjo rrënjë e fortë e Atdheut!
-
Osmani u drejtohet bizneseve amerikane në Teksas: Investoni në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
“Qeveria kantonale duhet të sjellë Eurovisionin në Cyrih” Kwshilltarja kantonale e GLP-sw, Chantal Galladé dëshiron të dijë nga qeveria kantonale se si është e...
-
Hedhja e parave nga qielli në Cyrih: Një 12-vjeçar është plagosur rëndë me sende të mprehta
-
Zvicra ‘shtyn’ ukrainasit të punojnë më shumë
-
Kështu e imagjinojnë qytetin e tyre vajzat e Bazelit
-
Përdorimi më i ulët i armëve të policisë zvicerane në 14 vjet