Kultura
Kritikohet filmi i Hollywoodit që flet për shqiptarët
Filmi i shumëpritur i Hollywoodit “War Dogs’, ku luajnë Jonah Hill, Miles Teller, Ana de Armas dhe Bradley Cooper po shfaqet në kinematë shqiptare. Por ky film ka zhgënjyer shumë kritikë të filmit shqiptar, sepse vihet në pah ana e errët e shqiptarëve, kurse filmi bazohet në ngjarje të vërtetë, shkruan ‘balkaninsight.com’, përcjell albinfo.ch.
“Ne kemi pasur shumë interesim në tri-katër ditët e para të shfaqjes së filmit, por më pas interesimi ka rënë, pasi karakteri i shqiptarëve ka qenë vetëm sipërfaqësisht i pasqyruar”, ka thënë një zëdhënëse e Kinemasë “Millennium” në Tiranë.
Filmi është bazuar mbi historinë e mashtrimit të Pentagonit me tregtinë e municioneve nga tregtari Efrahim Diveroli. Tre minuta të filmit i kushtohen edhe pjesës shqiptarë të kësaj historie, përcjell albinfo.ch.
Për 3 minuta, vëmendja e Hollywoodit përqendrohet në Shqipëri, në blerjen e armëve, në Gërdecin e vitit 2008 nga dy protagonistet Jonah Hill dhe Miles Teller.
Një tjetër arsye pse shqiptarët mund të ndihen të zhgënjyer me filmin është e thjeshtë, një nga personazhet shqiptare flet rumanisht në vend të shqipes.
Edhe Gjergji Gjole, administrator i Kinemasë ‘Imperial’, ka thënë se interesimi për këtë film në fillim ishte i madh. “Njerëzit ishin kureshtar për filmin, pasi kishin dëgjuar për historinë e saj, por më pas ishin të dëshpëruar”, ka thënë ai.
Rovena Rozhani, një gazetare e pasionuar pas filmave ka thënë se po të ishte film normal, atëherë do të pritej më ndryshe, por pasi bazohet në ngjarje të vërtetë, atëherë për publikun është e papranueshme.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













