Lajme
“Kriza pandemike në 2020”, KE: Shqipëria e dyta në rajon që e kaloi më lehtë!
Në raportin e fundit të tremujorit për vendet kandidate dhe ato potenciale, Komisioni Europian vlerëson se Shqipëria është vendi i dytë në rajon që e kaloi më lehtë krizën pandemike.
Masat e bllokimit e ndërprenë rëndë aktivitetin ekonomik dhe ndikimin më të fortë e patën në tremujorin e dytë. Ekonomitë treguan shenja përmirësimi në gjysmën e dytë të vitit kur kufizimet u lehtësuan dhe aktiviteti ekonomik u rrit veçanërisht në sektorin e prodhimit të orientuar drejt eksportit, vlerëson KE.
Vendi që e ka kaluar më lehtë krizën në rajon është Serbia me një rënie prej vetëm 1%, si rrjedhojë e strukturës ekonomike të qëndrueshme dhe stimulit të konsiderueshëm fiskal.
Ajo ndiqet nga Shqipëria me një tkurrje prej 3.3%, e ndihmuar nga përmirësimi i ekonomisë në tremujorin e fundit të vitit.
Pas katër tremujorëve rresht të rënies në Shqipëri, rritja ekonomike nga viti në vit u kthye pozitive në tremujorin e katërt të vitit 2020, mbështetur nga efektet bazë, rimëkëmbja e konsumit privat, rritja më e fortë e investimeve dhe rritja e konsumit publik.
Rënia e eksporteve mbeti e theksuar kryesisht për shkak të kufizimeve të vazhdueshme të udhëtimit. PBB-ja reale ra me 3.3% në vitin 2020.
Sipas raportit, në shumicën e vendeve, rënia në vitin 2020 u nxit nga një tkurrje e madhe e konsumit privat dhe investimeve, ndërsa eksportet neto kishin një efekt të ndryshëm në rritje.
Tkurrjen më të fortë ekonomike e ka regjistruar Mali i Zi ku PBB reale ra me 15.2%.
Në Kosovë, zgjerimi i konsumit qeveritar dhe rënia e importeve të mallrave dhe shërbimeve zbutën rënien e prodhimit vjetor ekonomik në një vlerësim prej 3.9%.
Në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Maqedoninë e Veriut, PBB-ja u tkurr me 4.5% në vitin 2020, kryesisht si rrjedhojë e rënies së ndjeshme të konsumit të familjes dhe investimeve.
Në përgjithësi, PBB-ja e rajonit të Ballkanit Perëndimor u tkurr me 3.3% në vitin 2020, nga një normë mesatare e rritjes prej 3.6% në vitin 2019. Kjo është rënia e parë në prodhimin vjetor të rajonit pas një zgjerimi 10-vjeçar. /javanews/
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Reforma e re shëndetësore shqetëson mjekët Mjekët në Zvicër kanë shprehur shqetësim për një reformë të re që parashikon vendosjen e një... -
Aargau po shndërrohet në qendrën kryesore të trafikut të kokainës në Zvicër -
Zvicër: Shumohen ankesat për ndjekje përmes targave të makinave -
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti?














