Koronavirusi: çast pas çasti
Kroaci, rekord infektimesh me virus
Kroacia raporton të enjten numër rekord të infeksioneve të reja me virusin korona
180 raste të reja janë raportuar të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit në Kroaci, që është numër rekord i infektuarve në këtë vend evropian, raportojnë mediat kroate, përcjell albinfo.ch.
Gjithsej 811 njerëz janë infektuar në Kroaci.
115 pacientë u shtruan në spitale dhe 10 ishin në respirator. Një person humbi betejën me virusin.
Bëhet fjalë për shifrën më të lartë të regjistruar në vend që nga fillimi i pandemisë në muajin shkurt.
Kroacia është një destinacion i popullarizuar i pushimeve për shumë zviceranë dhe gjermanë.
Kohët e fundit, zyra kroate e turistëve raportoi se në dritën e pandemisë, situata e me turistë ishte shumë më pak e keqe sesa ishin frikësuar fillimisht. Në vend të një rikthimi të pritshëm nga 70 deri në 80 përqind krahasuar me një vit më parë, aktualisht ka vetëm 55 deri 50 përqind më pak buajtje.
Në të njëjtën kohë, kishte një numër në rritje të pushuesve që ktheheshin nga Kroacia, të cilët ishin infektuar me virusin korona në Zvicër dhe Gjermani. Shumë prej tyre janë të rinj që thanë se morën pjesë në ahengje të organizuara nëpër plazhe.
Vendi fqinj Sllovenia gjithashtu regjistroi një rritje të re të numrit të infeksioneve. Për sllovenët, Kroacia është një destinacion i popullarizuar për pushime. Autoritetet shëndetësore në Ljubljana raportojnë se shumica e të kthyerve të infektuar janë të rinj që thonë se kanë marrë pjesë nëpër ahengje të organizuara në plazhe.
E-Diaspora
-
Leona Krasniqi, krenaria shqiptare në garën për Miss Belgium 2026 E reja nga Antwerpeni synon të shkëlqejë në një nga konkurset më prestigjioze të bukurisë në... -
Nga Shkodra në garën për Miss Belgium 2027, Griselda Stragu synon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare -
Arbenita Sopaj publikon librin e saj shkencor, kurorëzon një tjetër sukses akademik -
Gjermani
I riu nga Kosova, Adrian Simnica, mban fjalim në Bundestagun Gjerman -
Fatlume Bunjaku bëhet anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit
Jeta në Zvicër
-
Edhe 10 vjet ndalesë për “Hamas”-in në Zvicër Periudha e vlefshmërisë së ndalimit të Hamasit në Zvicër, e cila ka qenë në fuqi prej... -
Qeveria zvicerane lançon një platformë digjitale raportimi për sëmundjet -
Taksitë autonome të Postës Zvicerane do të transportojnë pasagjerë nga viti 2027 -
Këshilli Federal dëshiron të imponojë gjuhën e dytë kombëtare në shkollat fillore -
Swissaid ndihmoi 300,000 njerëz në mbarë botën në vitin 2025












