Bota
Kryeministri Conte: Nga lojtar amator, nё burrё shteti
Para njё viti e gjysmё ai ishte njё profesor i panjohur juridiku. Tani ai ёshtё kthyer nё njё yll tё politikёs: Karriera e habitshme e Giuseppe Contes - bindёse, por pa bindje?
Nё samitin e G7 nё fund tё gushtit nё Biarritz profesori nё fushёn e drejtёsisё Giuseppe Conte mendonte se karriera e tij politike e nisur 15 muaj mё parё do tё mbyllej me kaq. “Unё nuk do tё vij sёrish”, pёrgjigjej si nёn zё Conte ndaj pyetjes pёrkatёse. Nё Romё gёlonte kriza qeveritare ato ditё. Lёvizja “Pesё yjet”, me tё cilёn ёshtё i afёrt Conte, pa qenё anёtar i saj, përpiqej me socialdemokratёt tё krijonte njё koalicion qeverisёs. Giuseppe Conte telefononte herё pas here me kryetarin e Partisё Socialdemokrate, Zingaretti dhe e bindte atё se duhej ta provonte me atё si kryeministёr.
Avokati tё tёrheq vёmendjen me mёnyrёn e tij tё qetё dhe me argumente parimore. Edhe me presidentin italian, Sergio Mattarella, ai ka njё fill tё mirё komunikimi. Italianёt e duan 55-vjeҁarin me origjinё nga Pulja, i cili hyri tёrthorazi nё politikё. Sipas sondazheve, Conte gёzon njё reputacion me 58 pёr qind duke u renditur nё sondazhe i dyti pas Mattarellas si politikani mё i preferuar. „Avokati i popullit” krahasuar me figurat kryesore tё populistёve si Matteo Salvini (Lega) dhe Luigi Di Maio (Pesё Yjet) duket i arsyeshёm, i qetё dhe i pjekur, mendojnё komentatorёt nё Itali. Qё nga qershori 2018 Conte ka qenё fytyra e qeverisё populiste, ku ai mё shumё ishte noteri i qeverisё, e jo „presidenti i kёshillit tё ministrave”, qё pjesёrisht ndёrmerrte nisma mjaft tё diskutueshme politike nga tё dyja partitё.
Italien Rom Vereidigung der neuen Minister (picture-alliance/AP/A. Medichini)
Betimi i qeverisë së re
“Unё nuk jam marionetё”
Atё e pёrqeshnin si „zёvendёs” tё zёvendёsave tё tij, Salvini dhe Di Maio. Por nё Parlamentin Europian nё shkurt Giuseppe Conte u mbrojt: “Unё nuk jam marionetё. Unё pёrfaqёsoj popullin tim “, kёshtu iu kundёrvu ai kritikёve nё Strasburg.
Giuseppe Conte u emancipua vetёm pasi qeveria e tij e parё kishte dёshtuar. Nё njё fjalim qё mbajti duke deklaruar dorёheqjen ai kritikoi ashpёr ministrin e Brendshёm, Matteo Salvini, qё ishte ulur pranё tij duke e akuzuar atё pёr „obsesion nё politikёn e migracionit”. Ai e akuzoi Salvinin si tё papёrgjegjshёm, sepse Italia e dobёsuar ekonomikisht ka nevojё pёr njё qeveri solide pёr ta ndryshuar kёtё situatё – duke u zgjuar kёsisoj disi me vonesё. E sikurse shkruan gazeta “Corriere della Sera” pas kёsaj ndodhi mrekullia. Praktikisht avokati i urtё, Conte brenda pak ditёsh krijoi njё raport me kryetarin e socialdemokratёve, Nicola Zingaretti, duke e bindur atё pёr njё koalicion me lёvizjen Pesё Yjet. Tё dy zhvilluan formulёn, qё Conte pёrmbledhtas e shpjegon: “Unё do tё garantoj, qё Pesё Yjet dhe socialdmeokratёt nuk janё vetёm njё shumё e pjesёve tё tyre, por njё lidhje, njё sintezё, njё koalicion i vёrtetё.”
Italiens Präsident Mattarella trifft Premierminister Conte im Quirinal Palace in Rom (Reuters/F. Ammendola)
Conte dhe presidenti Matarella kanë një marrëdhënie të mirë
Kthesё e lehtё
Pa ngurruar, papritur Conte nga njё politikё mё shumё radikale e djathtё kaloi nё kahun e aleancёs sё majtё. Themeluesi i Pesё Yjeve, humoristi Beppe Grillo, i dha bekimin kёsaj nisme tё re nё njё blogg tё tij. Koalicioni i ri do tё jetё „njё qeveri pa politikanё”, shkruan Beppe Grillo. Avokati Conte e interpreton kёtё ironi tё Grillos, se kёshtu vetёm ai, „Jo politikani”, do tё bёhet garanci pёr njё fazё tё re nё politikёn italiane. Qysh nё muajt e fundit, euroskeptiku Conte i tёrhoqi deklaratat e tij tё mёparshme. Nё bisedat me Komisionin e BE-sё, kancelaren Merkel dhe presidentin Macron, Conte ia doli qё tё pengojё procesin e deficitit kundёr Italisё me borxhe tё mёdha. Ai deklaroi, se „projekti mё i rёndёsishёm i qeverisё sё ardhёshme do tё jetё buxheti i vitit 2020″, qё do ta kthejё Italinё nё shtegun e rritjes ekonomike, do tё hapё vende pune e do tё sjellё investime.”
Sa i pёrket politikёs sё jashtme mbetet i paqartё drejtimi qё do tё ndjekё qeveria „Conte II”, sidoqoftё ai do tё jetё fleksibёl.
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Qendrat e qyteteve në Zvicër po ndryshojnë: më pak dyqane, më shumë restorante Ekspertët thonë se qendrat e qyteteve po kalojnë nga “zona blerjesh” në “zona përjetimesh”, ku njerëzit... -
Aeroporti i Gjenevës: ende nuk ka shqetësime për mungesë keroseni -
Skandal në Zvicër: mjekë akuzohen se kërkojnë para cash para operacioneve -
Shumë të moshuar për të marrë me qira: Diskriminimi zviceran ndaj të moshuarve në pasuri të paluajtshme -
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër















