Kosova

Kryeministri Haradinaj: Të largohet taksa e rrugës Kosovë-Shqipëri

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për mediat tha se Kosova dhe Shqipëria duhet t’i heqin pengesat administrative. 

Ai ka thënë se është me rëndësi Kosova dhe Shqipëria t’i largojnë pengesat edhe burokratike, përfshirë edhe pagesën  Rrugën e Kombit.  

Kështu është përgjigjur kryeministri, teksa është pyetur lidhje me deklaratat e presidentit Thaçi për bashkim kombëtar. “Është me rëndësi Kosova dhe Shqipëria t’i heqin pengesat administrative, burokratike ose taksën e rrugës, është vënë tashmë. Do ishte mirë veprohet konkretisht”, ka deklaruar Haradinaj gjatë konferencës me gazetarë.