Kosova
Kryeministri i Kosovës: Gjatë trazirave në veri, u përfshinë anëtarë të Wagner
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se ka pranuar ”letër kërcnuese nga terroristët” lidhur me sekuestrimin nga Policia e Kosovës të një sasie të madhe të armëve dhe municionit në veri të vendit.
”Kemi konfiskuar një sasi të madhe municionesh dhe kallashnikovë nga një shtëpi në një komunë me shumicë serbe në veri të Kosovës. Pak para se të vija në intervistë, mora një tjetër letër kërcënuese nga terroristët, ku thuhej me tallje se armët që kishim sekuestruar ishin vetëm një pjesë e vogël e pajisjeve të tyre”, ka thënë ai në një interviste për median estoneze Delfi, shkruan albinfo.ch.
Duke folur për gjendjen në veri të Kosovës, Kurti ka thënë se disa nga personat e përfshirë në trazirat e ndodhura në veri pak muaj më parë kanë qenë pjesëtarë të grupit mercenar Wagner.
Kryeminstri i Kosovës u deklarua edhe për posedimin e provave që, siç tha ai, ”disa nga serbët që bojkotuan zgjedhjet ishin të lidhur me grupin Wagner, madje disa prej tyre ishin anëtarë të grupit mercenar”.
E-Diaspora
-
Gjermani
I riu nga Kosova, Adrian Simnica, mban fjalim në Bundestagun Gjerman Shqiptari nga Kosova përzgjidhet në programin prestigjioz “Jugend und Parlament”, duke përfaqësuar të rinjtë në zemër... -
Fatlume Bunjaku bëhet anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit -
Numërimi i votave të para nga diaspora ia shton një ulëse VV-së -
KQZ vazhdon numërimin e votave në përfaqësitë diplomatike: Vetëvendosje në epërsi të thellë me 83.55% -
Ulëset aktuale në Kuvend të Kosovës pêr partitë, diaspora mund të ndryshojë numrin përfundimtar
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon rregulla më të ashpra për dëbimin e kriminelëve të huaj Deputetët do të shqyrtojnë një propozim që mund të lehtësojë dëbimin e shtetasve të huaj të... -
Zvicra miraton ligjin për falimentim personal: qytetarët e mbi-borxhuar mund të lirohen nga borxhet pas 3 vitesh -
Kriza e thellë e Cremo-s: paralajmërime se rënia e saj mund të tronditë gjithë industrinë e qumështit në Zvicër -
Aktori me origjinë shqiptare Dashmir Ristemi në rolin kryesor të filmit të ri zviceran “Von dem, was bleibt” -
Parlamenti miraton vazhdimin e Swisscoy në Kosovë deri në fund të vitit 2029










