Kosova

Kryeministri i Kosovës premton investime 250 milionë euro në sport

Kryeministri i Kosovës, pas rikthimit nga Heraklioni i Greqisë, prej ku Kosova ka arritur ta fitojë organizimin e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030, ka publikuar një video në faqen e tij zyrtare, nga momentet më të mira në Greqi.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kurti ka thënë se po kthehen në Prishtinë me kujtime të mira dhe me përgjegjësi të reja e shumë plane investive, ndërsa premtoi mbi 250 milionë euro investime publike në infrastrukturën sportive për t’i mirëpritur 26 shtete pjesëmarrëse në 23 disiplina sportive.

“Shtatë vjet përgatitje dhe mbi 250 milionë euro investime publike, për t’u bërë nikoqir i 26 shteteve pjesëmarrëse e 23 disiplinave sportive, mijëra atletëve e dhjetëra-mijëra turistëve, në ngjarjen më të madhe të sportit në historinë e vendit. Na priftë e mbara”, ka shkruar ai.