Lajme
Kryeministri kanadez Trudeau shpall zgjedhje të reja
Justin Trudeau ka bërë thirrje për zgjedhje të përgjithshme në Kanadë dhe ka shpërbërë parlamentin e këtij vendi.
Kryeministri kanadez u takua me Guvernatoren e Përgjithshme, Julie Payette, që ushtron detyrën e presidentes së shtetit, që i dha bekimet e saj formale për fushatën gjashtëjavëshe të zgjedhjeve të përgjithshme.
“Kanadezët do t’u drejtohen kutive të votimit më 21 tetor”, tha z.Trudeau jashtë rezistencës zyrtare të znj.Payette në Otavë.
“Kemi bërë shumë këto katër vjetët e fundit, por e vërteta është se sapo kemi filluar”.
Ai tha se kanadezët ose duhet të zgjedhin mes politikave të dështuara të vjetra, ose të vazhdojnë me liberalët.
Z.Trudeau është i admiruar për politikat e tij progresive, por është dëmtuar goxha shumë së fundi nga disa skandale.
Sondazhet tregojnë se Partia Konservatore është fare pranë liberalëve të Trudeau-së, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë Veprat, që përfshijnë periudha të ndryshme të karrierës së tij, mund të shihen deri më 30... -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin”
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin













