Koronavirusi: çast pas çasti
Kryeministri spanjoll kërkon kujdes të veçantë gjatë lehtësimit të masave
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë “vëmendje të plotë” para lehtësimit të pjesëve të masave të izolimit.
Më shumë se gjysma e shtetit, apo rreth 23 milionë persona do të fillojnë “fazën e parë” të strategjisë për lehtësim të izolimit prej ditës së hënë.
Restorantet dhe baret do të mund t’u shërbejnë njerëzve jashtë, dyqanet jo të domosdoshme do të hapen dhe do të lejohen grumbullimet e më shumë se 10 personave.
Mirëpo Sanchez ka thënë se në vendet ku masat e izolimit do të lehtësohen, njerëzit “duhet të kenë kujdes thuajse janë të infektuar”.
“Virusi nuk është zhdukur. Ai është ende vërdallë”, ka thënë Sanchez përmes një adresimi televiziv.
Numri i personave të vdekur si pasojë koronavirusit në këtë shtet është rritur për 179 në 24 orët e fundit, apo 26,478 në total.
Ky shtet ka regjistruar edhe mbi 220,000 të infektuar me këtë virus, shteti me më së shumti të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi, pas Shteteve të Bashkuara, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
“Mëngjesi i Vëllazërimit” në Samitin e Diasporës, Hoxha: Trashëgimia shpirtërore është themeli i unitetit kombëtar Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, vlerësoi harmoninë fetare si një nga shtyllat... -
Hoxha takon Këshillin Koordinues të Diasporës, fokus bashkëpunimi për “Shqipëria 2030” -
Sot dita e tretë e Samitit të Diasporës, ja çfarë përfshin agjenda -
“Zërat e Diasporës” panel i veçantë në kuadër të Samitit të Diasporës Shqiptare -
Aktorja shqiptare Lyra Xhoci pjesë e një seriali në Netflix















