Kosova

Kryetari i Leposaviqit flet për vizitën e Kurtit: Nuk u bë e ditur për shkaqe sigurie

Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, është vizituar këtë të mërkurë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Ai ka thënë se nuk ishte njoftuar për vizitën e kryeministrit për shkaqe sigurie.
Ai ka shtuar se kanë biseduar me kreun e qeverisë edhe për regjistrimin e popullsisë.
“Unë jam i bindur që nuk do të ketë problem, se ai është për të mirën e qytetarit ku jemi sot, sa qytetarë i ka komuna, me i dit edhe pronat, banesat”, tha ai.
Hetemi foli edhe për procesin e votimit që do të mbahet më 21 prill në veri për shkarkimin e tij dhe të tre kryetarëve tjerë. “Ato ja ka leju qeveria e Republikës së Kosovës, edhe nëse shkarkohemi, nuk është problem. D.m.th. që partitë serbe që dalin në zgjedhje këtu do të dalin ndonjë inciativë qytetare dhe tjerat parti, do të bëhen 3-4 parti, do t’i përngjajë demokracisë, jo gjithë një parti me konkuru dhe me fitu”.