Futboll
Kryeziu, optimist se do të paraqitet ndaj Bullgarisë
Mesfushori i Kosovës, Hekuran Kryeziu, ka thënë se është optimist se mund të luajë për “Dardanët” në ndeshjen e parë kualifikuese për “Euro 2020” ndaj Bullgarisë, të hënën.
Ai mungoi në miqësoren ndaj Danimarkës për shkak të lëndimit, por ka thënë se tash është më mirë dhe pret që të luajë. Ka shtuar se pret ndeshje të vështirë ndaj bullgarëve.
“Kam stërvitur dhe nëse shkon si dje, besoj se do të jem gati për ndeshje. I kemi bërë disa analiza dhe jemi optimist pas lojës tonë kundër Danimarkës dhe me ndihmën e shikuesve mund t’ia dalim. Do të na presë një ndeshje më fizike, pasi Bullgaria ka një ekip me lojtarë fizikë dhe do të na bëjnë ndeshjen e vështirë”, ka thënë ai, shkruan Koha.net, përcjell albinfo.ch.
Kosova – Bullgaria nis në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih














