Kosova
Kthimi i bashkatdhetarëve, sa janë pritjet në kufi
Ka disa ditë që vendkalimet kufitare me Serbinë përgjatë kësaj kohe kanë qenë mjaft të ngarkuara, kjo pasi shumë bashkatdhetarë që jetojnë në Evropë kanë shfrytëzuar këto pika kufitare për të hyrë në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Mërgimtarët detyrohen të presin me orë të tëra për të hyrë në territorin e Kosovës, e me pritje të gjata ata përballen edhe gjatë kthimit nga vendlindja.
Qytetarët kanë pritur deri në shtatë orë për disa ditë, pasi kolonat në vendkalimet kufitare ishin shumë të gjata.
Ndërsa, sot gjendja në vendkalimet kufitare është më e qetë, përveç pikës kufitare Jarinjë.
Të dhënat e fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar tregojnë se pritja e qytetarëve në pikën kufitare në Jarinjë është rreth një orë.
Kurse, vendkalimet e tjera kufitare janë të qeta dhe nuk raportohet për kolona, dalja dhe hyrja në Kosovë mund të bëhet brenda pesë minutash.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme Një studim kombëtar në Zvicër ka konstatuar se testet për vlerësimin e aftësisë së vozitjes te... -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit -
Fshati zviceran Brienz pothuajse nuk po rrëshqet më












