Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Bern
Shkolla Shqipe në Ostermundigen shënon me aktivitete festive Ditën e Pavarësisë së Kosovës Në ambientet e Shkolla Shqipe Ostermundigen Bern, sot u shënua me emocione dhe krenari Pavarësia e... -
Hamburg
Kosova feston 18-vjetorin e Pavarësisë në Hamburg -
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane -
Austri
Festa Kombëtare e Kosovës u festua në Linz, në Shtëpinë e Kulturës “Neue Heimat” -
Florida
Rihapet Shkolla Shqipe në Naples, nis mësimi më 20 shkurt
Jeta në Zvicër
-
Shtetësi pas vdekjes: Kantoni Thurgau i jep nënshtetësi një personi të ndjerë Gabim administrativ në Thurgau: nënshtetësi edhe për një person të ndjerë... -
Shërbimi i dërgesave Smood do të mbyllet, mbi 400 vende pune humbasin në Zvicër -
Bern
Shkolla Shqipe në Ostermundigen shënon me aktivitete festive Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Zvicra do të presë samitin botëror të vitit 2027 mbi inteligjencën artificiale -
Tarifat e reja për shërbimet ambulatore në Zvicër: Mjekët janë të pakënaqur dhe disa tentojnë t’i shmangin













