Sporte Luftarake
Kundërshtari i ardhshëm i Joshuas, boksieri pa asnjë humbje
Para pak ditësh Anthony Joshua riktheu titujt e humbur nga Andy Ruiz dhe me shumë gjasë ai do të ndeshet me ukrainasin Oleksandr Usyk.
Sipas informacioneve, Usyk ishte kampion i padiskutueshëm në një kategori tjetër deri në korrik të vitit 2018, derisa ai hoqi dorë nga titujt në mars të këtij viti për t’u ngritur në kategori.
Thuhet se në procesin e dominimit ndaj kundërshtarëve, ai u bë boksieri i parë në histori në kategorinë “cruiserweight” që mbajti katër tituj botërorë – WBA, WBC, IBF dhe WBO.
Po ashtu, 32-vjeçari debutoi në peshat e rënda më herët këtë vit, kur mposhti Chazz Witherspoon në rundin e shtatë, pasi amerikani u dorëzua.
Dhe testi më i vështirë për Usyk padyshim se do të jetë Joshua.
Duhet theksuar se ukrainasi ka një bilanc prej 17 fitoreve nga po aq ndeshje, me 13 prej tyre që i ka përfunduar me nokaut.
Më poshtë, të gjitha nokautet e tij të përfshira në një video:
Të ngjashme
Të tjera nga Sporte Luftarake
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve












