Lajme
Kur mund të jetë shfaqur rasti i parë me Covid 19
Sipas vlerësimeve, data më me shumë gjasa e shfaqjes së virusit është 17 nëntor 2019
Virusi që shkaktoi Covid-19 mund të ketë qarkulluar në Kinë që në tetor 2019, dy muaj përpara rastit të parë të identifikuar në qytetin e Vuhanit, sipas një studimi të ri. Hulumtuesit e universitetit të Kent në Britani përdorën metoda të shkencës së ruajtjes për të vlerësuar se SARS-CoV-2 është shfaqur fillimisht nga fillimi i tetorit deri në mes të nëntorit 2019, sipas një studimi të publikuar tek revista e patogjenëve.
Sipas vlerësimeve, data më me shumë gjasa e shfaqjes së virusit është 17 nëntor 2019 dhe mund të jetë përhapur në botë nga janari 2020.
Rasti i parë zyrtar i Kinës ishte në dhjetor 2019 dhe lidhje me tregun ushqimor në Vuhan, transmeton Scan, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, disa raste të hershme nuk tregonin ndonjë lidhje me tregun ushqimor, çka nënkupton se Covid-19 ka qenë në qarkullim përpara se të mbërrinte tek tregu. Një studim i përbashkët nga Kina dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë përpara 2 muajsh, tregoi se mund të ketë pasur infeksione sporadike tek njerëzit përpara shfaqjes në Vuhan. Në një studim tjetër, Qendra e Hulumtimit mbi Kancerin në Seatlle ka rimarrë të dhëna të fshira të sekuencës nga rastet e para të Covid-19 në Kinë.
Sipas të dhënave, mostrat e marra nga tregu ushqimor nuk ishin përfaqësuese të covid në tërësi dhe ishin variant i një sekuence paraardhëse që qarkullonte më herët. Instituti Kombëtar i Shëndetit në SHBA konfirmoi për Reuters se mostrat e përdorura në studim ishin dorëzuar tek Arkiva e Leximit të Sekuencës(SRA) në mars 2020 dhe më vonë u fshinë me kërkesën e hetuesve kinezë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë Qeveria zvicerane dhe grupet ekonomike janë shprehur kundër iniciativës, duke thënë se vendi ka nevojë për... -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane














