Koronavirusi: çast pas çasti

Kur mund të shkoni në Itali për pushime

Italia është një nga vendet më të prekura me pandeminë Covid-19

Një nga shtetet më të goditura me pandeminë Covid-19, Italia është gati t’i mirëpresë turistët e huaj. Nga fillimi i majit, Italia ka filluar me masa lehtësuese, që do të vazhdojnë edhe në vazhdim.

Italia ka raportuar se më 3 qershor do të hapë kufijtë me shtetet e Zonës Shengen dhe Britaninë e Madhe, si dhe Zvicrën që e ka fqinje, shkruan albinfo.ch.

Nga 3 qershori Italia heq karantinën për udhëtarët nga zona e Shengenit dhe Britania e Madhe.

Për pjesën tjetër të qytetarëve evropianë, ky detyrim do të rrëzohet duke nisur nga 15 qershori.

Italia po bëhet gati për turizëm dhe ka bërë të ditur se ka marrë të gjitha masat e nevojshme.

Nëse keni planifikuar të shkoni në Itali, atëherë mund të shkoni pa problem nga 15 qershori.