Kosova
Kurti: 654 milionë euro që do t’u ndahen komunave për vitin 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se 654 milionë euro do t’u ndahen komunave për vitin 2023, buxhet ky i cili është rritur për 15 për qind krahas buxhetit për komuna të vitit 2022, përcjell albinfo.ch.
Në një takim krahas Ministrit të Financave, Hekuran Murati dhe Ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe kryetarëve dhe nënkryetarëve të komunave të Kosovës, takim ky i cili bëhet me qëllim të koordinimit ndërinstitucional në mes Qeverisë së Kosovës dhe Pushtetit Lokal, Kurti ka thënë se qasja e Qeverisë së Kosovës është që të jetë afër qytetarëve duke qenë afër komunave.
“Do të jenë 654 milionë euro që do t’u ndahen komunave dhe kjo rritje e buxhetit duhet të reflektojë në rritjen e cilësisë së shërbimit komunal karshi qytetarëve, mirëqenies dhe zhvillimit socioekonomik”, ka thënë Kurti, gjersa ka theksuar se “qasja jonë si qeveri është që të jemi afër qytetarëve, duke qenë afër komunave, andaj në takimin e sotëm do të fokusohemi te buxheti dhe investimet kapitale”, ka deklaruar Kurti.
Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë hapa konkret, duke filluar nga hartimi i planit kombëtar të zhvillimit dhe hartimi i planit për zvogëlimin e barrës administrative. Ndër të tjera, ai ka bërë të ditur se tashmë, Qeveria e Kosovës është në fazën e fundit të hartimit të strategjisë për digjitalizimin e shërbimeve.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë Fluks i madh turistësh, temperatura të larta dhe punime në transport – ja çfarë duhet të... -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori -
Mbi 1.300 viktima shtesë nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë -
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin












