Kosova
Kurti: Asnjë zgjidhje për krizën energjetike nuk është ideale
Në një prononcim për media, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se gjatë muajve të dimrit Kosova ka importuar 40 për qind të energjisë elektrike, përcjell albinfo.ch.
Sipas tij, çmimet e importit kanë qenë deri në shtatë herë më të shtrenjta sesa zakonisht. Kurti tha se në “kriza energjetike, sikurse në çdo krizë tjetër, nuk ka zgjidhje ideale”.
“Në përballjen me kriza nuk mund të kërkohet një situatë si para saj. Duhet të synohet një mënyrë për kapercimin sa më të shpejtë të ngërçit për sa më shumë prej jush”, ka qenë komenti i tij. Kurti theksoi se çmimet e importit të energjisë nuk pritet të ulen, ndaj ka bërë thirrje për përdorim racional.
Këto komente ai i bëri pasi Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) në Kosovë miratoi tarifat e reja për energji elektrike. Tashmë, rritjen e çmimit në fatura do ta vënë re konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kilovatë për orë brenda muajit.
Fillimisht ky institucion kishte propozuar rritje për konsumatorët që shpenzojnë mbi 600 kilovatë për orë në muaj. Kurti sqaroi se Qeveria e ka rritur shumën e subvencioneve në 100 milionë euro për të lehtësuar situatën.
Sipas tij, subvencionimi i plotë i importit të energjisë është i papërballueshëm për buxhetin e shtetit. Subvencionet e Qeverisë do të shfrytëzohen për një periudhë njëvjeçare.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova synon investime gjermane, “Future Industry Minds” forcon lidhjet ekonomike Iniciativa synon të shërbejë si urë bashkëpunimi mes Kosovës, kompanive vendore dhe komunitetit biznesor gjermano-kosovar për... -
Amerikë
Robert Lulgjuraj, shqiptari që synon një vend në Kongresin Amerikan -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Turqi
Galatasaray i bën ofertë Dua Lipës për festën e titullit kampion në Stamboll
Jeta në Zvicër
-
Pse viti 2026 është një vit i favorshëm për pensionistët në Zvicër Rritja e fitimeve nga fondet e pensioneve dhe interesat më të larta për kursimet e sigurimeve... -
Presidenti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës takon Presidentin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!”











