Kosova
Kurti bisedon me Escobarin disa ditë para takimit në Bruksel
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar sot në telefon me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ku folën për rëndësinë e zbatimit të shpejtë dhe të plotë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj, njofton në Twitter, vetë kryeministri, përcjell albinfo.ch.
Kurti falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën, teksa shprehu gatishmërinë e tij për t’u angazhuar aktivisht në takimin e nivelit të lartë të së enjtes në Bruksel.
“Konfirmova gatishmërinë time për t’u angazhuar në negociata aktive gjatë takimit të dialogut në Bruksel dhe e falënderova për mbështetjen e SHBA-së”, ka shkruar ai.
Ndryshe, të enjten në Bruksel do të mbahet rundi i ri i dialogut në nivel të lartë, takimi i parë i Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që nga tensionet në veri të Kosovës.
Had a phone call w/ @StateDept DAS Escobar. Discussed the importance of ensuring smooth & quick implementation of the Basic Agreement and its Annex. Confirmed my readiness to engage in active negotiations during the dialogue meeting in Brussels & thanked him for U.S. support.
— Albin Kurti (@albinkurti) September 11, 2023
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Gjermania i dyshuari për vrasje në Kosovë Rasti kishte ndodhur në korrik 2025 në fshatin Gojbulë, i dyshuari dërgohet në mbajtje... -
Gjermani
25-vjeçari nga Kosova humb jetën aksidentalisht në Gjermani -
Zvicër
Shqiptari nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Zvicër -
Paris
Angelin Preljocaj në qendër të një mbrëmjeje artistike në Muzeun Luvër -
Britani
Oficerja e parë e FSK-së po ndjek kursin e avancuar të inxhinierisë ushtarake në Britani
Jeta në Zvicër
-
Wermuth mund të kandidojë për mandatin e pestë në Parlament Statutet kërkojnë një shumicë prej dy të tretash të delegatëve për emërime në mandate federale dhe... -
Keller-Sutter për ndëshkim më të ashpër të shkeljeve të kufijve dixhitalë -
Fondacioni zviceran financon projektin mbi gjuhën shqipe në antikitet -
Zjarri në autostradën A13 u shkaktua nga një cigare e hedhur -
20 iniciativa në 60 vjet: Zvicra debaton pa pushim për imigracionin










