Kosova
Kurti e uron Trumpin: Qoftë e përhershme aleanca e dy shteteve tona

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, e ka uruar Presidentin Donald Trump dhe popullin amerikan për 249-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përcjell albinfo.ch.
Kurti ka thënë se Kosova është mirënjohëse për miqësinë dhe krenare për bashkëpunimin e partneritetin mes dy vendeve.
“Zhvillimi i kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, mbështetja për Ukrainën kundër agresionit rus dhe strehimi i refugjatëve afganë dhe qytetarëve të vendeve të tjera në territorin e Kosovës, janë vetëm disa nga fushat në të cilat bashkërendimi i prioriteteve tona ka shënuar dhe vazhdon të shënojë progres të jashtëzakonshëm, si asnjëherë më parë”, ka shkruar Kurti.
Ai ka uruar që aleanca e dy shteteve dhe miqësia mes dy popujve të jenë të përhershme.
“Në emër të Republikës së Kosovës, gëzuar ditëlindjen e 249-të ShBA-ve dhe të gjithë amerikanëve. Qoftë e përhershme aleanca e dy shteteve tona dhe miqësia e ngushtë e popujve”, ka shkruar Kurti.
E-Diaspora
-
Kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare me Kosovën Si është gjendja në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë?...
-
Dyseldorf: Ndahen mirënjohjet për nxënësit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe
-
Liriona Morina, finaliste në mesin e avokatëve të rinj më të mirë të Evropës
-
Nxënësit shqiptarë nga Zvicra nisin Shkollen Verore “Jam Shqiptar”
-
Alban Dervishi, shqiptari që udhëheq një nga anijet më të fuqishme të SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Nxënësit shqiptarë nga Zvicra nisin Shkollen Verore “Jam Shqiptar” 20 vajza e djem shqiptarë nga diaspora në Zvicër, fillojne sot zyrtarisht edicionin e ri te...
-
Gjenevë: Fondi i pensioneve tërhiqet nga obligacionet izraelite
-
Laboratori i Cyrihut zbulon baktere në makinat e kafesë
-
Pas një jave përvëluese, kthehet freskia në Zvicrën frëngjishtfolëse
-
Tuneli rrugor Gotthard deri në 20 milionë franga kosto shtesë për tubin e dytë