Kosova
Kurti u bën thirrje qytetarëve serbë që t`i konvertojnë patentë shoferët në RKS
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar qytetarët serbë në Kosovë, të cilët nuk kanë aplikuar ende për konvertimin e patentë shoferëve ilegalë në legjitime të Kosovës, që ta bëjnë atë deri më 23 gusht.
Në një postim në “X” , Kurti duke njoftuar se afati është shtyrë deri më 23 gusht, i ka falënderuar të gjithë ata qytetarë që i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për aplikim.
“Në tre muaj kemi pranuar gjithsej 5.588 kërkesa nga bashkëqytetarët tanë serbë për ta shndërruar patentë shoferin nga ato të lëshuara nga strukturat ilegale dhe paralele nga Serbia, në ato legjitime dhe zyrtare të Republikës së Kosovës. Nisur nga interesi i lartë, ne kemi vendosur të shtyjmë afatin edhe për dy javë”, ka shkruar Kurti.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave












