Kosova

Kurti: Mbi 1 milion qytetarë janë regjistruar, dy javë deri në përfundim të procesit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se mbi 1 milion qytetarë janë regjistruar teksa ka thënë se ky proces që ndodh çdo dhjetë vjet është vendimtar për planifikimin tonë si shtet dhe progresin tonë si shoqëri.

“Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar, edhe dy javë deri në përfundim të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave. Sot bëhen 2/3 e procesit të regjistrimit, ndërsa kanë mbetur edhe 14 ditë deri në fund. Pjesëmarrja e qytetarëve është e lartë dhe misioni i ekspertëve të UNECE dhe UNFPA ka konstatuar se Agjencia e Statistikave të Kosovës po bën një punë shembullore në menaxhimin dhe mbarëvajtjen e procesit”, ka shkruar ai në rrjetin social “Facebook”, transmeton albinfo.ch.

Tutje, Kurti ka ftuar qytetarët që të vazhdojnë t’i përgjigjen pozitivisht ftesës për regjistrim.