Kosova
Kurti ngriti çështjen e sulmit në Banjskë në takim me senatorët amerikanë
Ai shoqërohej nga Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, si dhe Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Në margjina të Konferencës së Sigurisë në Mynih, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me senatorët amerikanë Jeanne Shaheen, Chris Murphy, Thom Tillis dhe Ruben Gallego.
Në këtë takim, kryeministri shoqërohej nga Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, si dhe Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës si aleatin kryesor të Kosovës, duke theksuar progresin e vendit në aspektin demokratik dhe ekonomik, shkruan rtklive.com.
Gjatë takimit u diskutua edhe orientimi euro-atlantik i Kosovës dhe angazhimi i vazhdueshëm për anëtarësim në NATO dhe në Bashkimi Evropian.
Sa i përket raporteve me Serbinë, kryeministri theksoi rëndësinë e dorëzimit të Milan Radoiçiq për t’u përballur me drejtësinë në Kosovë lidhur me organizimin dhe ekzekutimin e sulmit në Banjskë më 24 shtator 2023.
Ai po ashtu përmendi nevojën për nënshkrimin e Marrëveshjes Bazike dhe tërheqjen e letrës së ish-kryeministres serbe, Ana Brnabiq, në të cilën thuhet se nuk do të respektohet integriteti territorial i Kosovës
E-Diaspora
-
Nga Zvicra në Kosovë, këmbë, për 61 ditë Më 4 prill 2026 ishte nisur në këmbë nga Zvicra në Kosovë e tashti, 61 ditë... -
Krijohet Lidhja e Infermierëve Shqiptarë në Zvicër -
Takim në Zyrën e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në OKB për çështjen çame -
Nga Tirana në Vjenë e Londër, diaspora mobilizohet kundër ndërtimeve në Zvërnec -
Bernë
Ambasada e Kosovës në Bernë njofton mërgatën: Më 6 qershor 2026 hapen qendrat e votimit në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Nga Zvicra në Kosovë, këmbë, për 61 ditë Më 4 prill 2026 ishte nisur në këmbë nga Zvicra në Kosovë e tashti, 61 ditë... -
BE-ja kërkon më shumë para nga Zvicra për të mbrojtur kufijtë e jashtëm -
Qyteti Vernier ankohet kundër ndalimit të burkinit në Gjenevë -
Bien ndjeshëm sulmet ndaj bankomateve në Zvicër -
Sulmet ndaj bankomateve janë përgjysmuar në vitin 2025













