Kosova
Kurti niset drejt Zvicrës, merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror
Kurti do të mbaj fjalim në Samitin e Investitorëve në Cyrih.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar të hënën e 16 janarit për në Zvicër, ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, përcjell albinfo.ch.
Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate dërguar mediave.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Zvicër për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos”.
Kurti së bashku me ministren Rizvanolli, do të jenë folës edhe në Samitin e Investitorëve në Cyrih.
“Ndërkaq, në ditën e parë të qëndrimit në Zvicër, Kryeministri Kurti, së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Shefin e Stafit, Luan Dalipi, Këshilltarin Politik për Teknologji të Informacionit, Lulëzon Jagxhiu dhe Këshilltaren politike të ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Gearda Demiraj, do të jenë folës në Samitin e Investitorëve në Cyrih (Zürich), të organizuar nga Qeveria e Kosovës”.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori













