Kosova
Kurti: Politikat feministe çojnë në përparimin e demokracisë
Sot, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Qeveria që ai udhëheq përkrah politika feministe barazimtare, pasi sipas tij, politika të tilla po e përparojnë demokracinë ngado, përcjell albinfo.ch.
Më 8 mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Kurti tha se ekzekutivi ka marrë masa për të përmirësuar jetën e grave dhe vajzave duke u ofruar atyre shtesa, grante, bursa, vaksina e përkrahje tjetër.
“Politikat feministe po e ruajnë dhe po e përparojnë demokracinë ngado sot. Ato e kanë fituar luftën politike, sepse tashmë nuk ka dyshime më se këto të dyja mund të ecin vetëm bashkë. Ky është edhe shteti për të cilin punojmë për çdo ditë, demokrat po, por edhe feminist gjithsesi”, tha Kurti gjatë një konference të organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore për nder të 8 Marsit.
Kryeministri kosovar tha se fuqizimi i pozitës së grave në shoqëri, e veçmas “forcimi i pozitës ekonomike të saj, janë ndër ndryshimet thelbësore që Qeveria jonë ka shtyrë përpara që nga fillimi i mandatit”.
Referuar të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës ka një hendek të madh sa i përket punësimit të grave dhe burrave. Të dhënat e tremujorit të parë të vitit 2023, flasin për vetëm 18.5 për qind të grave në moshë pune të punësuar, krahasuar me 51.5 për qind të burrave të punësuar.
Gjatë fjalës së tij në këtë konferencë, Kurti përmendi edhe çështjen e metodës së fertilizimit të asistuar të njohur si IVF.
Kjo temë ka shkaktuar debat në shoqëri, teksa Kuvendi i Kosovës që disa seanca po shtyn votimin për Projektligjin për shëndetin riprodhues, pas kundërshtimeve të disa deputetëve për IVF-in, metodë që u mundëson grave të pamartuara të mund të lindin fëmijë.
“Për ne është çështje e vetëkuptueshme që gratë kanë autonomi të plotë mbi trupin e tyre, planifikimin familjar dhe lirinë për qasje të barabartë në shërbime shëndetësore”, tha Kurti.
Në Prishtinë, gjatë 8 Marsit është paraparë të mbahet marshi i përvitshëm që organizohet nga Kolektivi “Marshojmë s’festojmë”. Vitin e kaluar, gjatë protestës më 8 mars ishte bërë thirrje për siguri ndaj grave./REL
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Swiss ashpërson rregullat: Certifikatë mjeku nga dita e 3-të e sëmundjes Kompania ajrore zvicerane Swiss po ndryshon rregullat për raportet mjekësore të punonjësve të saj. Duke filluar... -
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile












