Kosova

Kurti: Serbisë t’i kërkohet llogari për sulmin në Banjskë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë detaje të takimit me të dërguarin e Washingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë së enjtes në Prishtinë.

Në një shkrim në llogarinë zyrtare në platformën “X”, Kurti tha se e ka informuar Escobarin për hapat që ka ndërmarrë Qeveria për të mbështetur tranzicionin Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin, transmeton albinfo.ch.

“Është kënaqësi për t’u takuar me të dërguarin e Washingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. E falënderoj për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe theksoj nevojën për t’i kërkuar llogari Serbisë për sulmin në Banjskë. Gjithashtu e informova atë për hapat që ka ndërmarrë qeveria jonë për të mbështetur tranzicionin e Bankës Qendrore të Kosovës, dhe gatishmërinë tonë për të adresuar çështjet në vazhdim”, shkroi Kurti.