Kosova
Kurti sot prezanton buxhetin 2023 para qytetarëve të Prizrenit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të vizitojë parkun e inovacionit në Prizren për të marrë pjesë në konferencën për rininë me moton “Drejt një politike kombëtare”, e cila është paraparë të fillojë në orën 09:15, përcjell albinfo.ch.
Bashkë me të do të jenë edhe kryediplomatja Donika Gërvalla-Schwarz, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ministri i Financave, Hekuran Murati, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari si dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.
Po ashtu, gjatë ditës shefi i ekzekutivit do ta prezantojë para qytetarëve në Prizren buxhetin për vitin 2023.
“Qeveria e Republikës së Kosovës fillon takimet me qytetarë të komunave të Kosovës për ta prezantuar Buxhetin për vitin 2023, buxheti më i madh në histori të vendit”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Buxheti për vitin 2023 pati mjaft kritika nga opozita në seancën e 17 nëntorit në Kuvendin e Kosovës.
Megjithëse, deputetët e Kuvendit e kanë miratuar në parim projektligjin për ndarjet buxhetore për buxhetin e vitit 2023.
Në votim kanë marrë pjesë gjithsej 65 deputetë, nga ta 64 kanë votuar pro projektligjit, një ka qenë kundër dhe nuk ka pasur asnjë abstenim.
Partitë opozitare, të cilat gjatë ditës e kishin kundërshtuar këtë projektligj duke e kritikuar për mangësi, nuk kanë marrë pjesë në votim.
Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, duke shpalosur këtë projektbuxhet për vitin 2023, kishte thënë se është më i larti në historinë e Kosovës.
Ai ka bërë të ditur se buxheti i vitit 2023 do të jetë 3 miliardë e 212 milionë euro, gjersa ka shtuar: “Përveç se më i larti ndonjëherë, dyfish më i lartë se buxheti që e patëm trashëguar në vitin 2021”.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Rritja e presionit financiar godet klasën e mesme zvicerane Shumica e njerëzve në Zvicër konsiderohen si klasë e mesme, megjithatë pasiguria financiare është e zakonshme:... -
Autorët e dhunës në familje në Zvicër së shpejti do të monitorohen 24 orë në ditë -
Grupi sindikal shqiptar “Aktivistët” në Unia organizon tubim informativ në Zürich -
Lucerni bëhet kantoni më i favorshëm fiskalisht në Zvicër -
Hapet sërish qarkullimi në Gotthard Pass në Zvicër













