Kosova
Kurti takoi ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, anëtarësimi i Kosovës në KiE ishte temë e diskutimi
Të premten, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, përcjell albinfo.ch.
Siç njofton Zyra e Kryeministrit, rezultati i mbledhjes së djeshme në Këshillin e Evropës, çështjet bilaterale dhe rajonale si dhe projektet e përbashkëta ishin temë e diskutimit.
Në njoftim thuhet set në takim u bisedua edhe për rezultatet e takimit e tretë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (BP6) për Planin e Rritjes që u zhvillua dje në Kotorr të Malit të Zi dhe Deklaratën e Përbashkët nga ky takim.
“Kryeministri e falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për qëndrimin e mbajtur dje gjatë takimit të komitetit të ministrave në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. E falënderoi gjithashtu edhe për mbështetjen në projektet e përbashkëta, ku veçoi ndihmën për zgjerimin e projektit për verifikimin e diplomave për studentët nga komuniteti serb për qëllime punësimi në institucionet e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane Studiuesit kanë bërë që toka të dridhet në Zvicrën jugore, duke shkaktuar mijëra tërmete të vogla... -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën -
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit












